

Ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 40-vjeçarit Ilir Kolaveri, i cili humbi jetën pas një aksidenti në minierën e kromit në Tërnovë, në Bulqizë.
Ngjarja ndodhi të shtunën, kur minatori dyshohet se ra në një furnelë brenda galerisë dhe mbeti i bllokuar nën një masiv minerali. Menjëherë pas aksidentit u angazhuan ekipet e shpëtimit, të cilat zhvilluan një operacion të vështirë për shkak të terrenit të rrezikshëm dhe rrezikut nga shembje të tjera në galeri.
Pas rreth 24 orësh kërkime dhe ndërhyrjesh, trupi i 40-vjeçarit u nxor nga galeria, por ai ishte pa shenja jete.
Trupi i pajetë është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania "Eternal Security". Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të verifikuar nëse gjatë aktivitetit minerar janë respektuar standardet dhe masat e sigurisë teknike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






