Transmetuar më 02-08-2026, 16:34

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Elbasanit, duke u ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja u regjistrua në orën 16:28. Epiqendra ishte rreth 4 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 37 kilometra në juglindje të Tiranës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë qartë nga banorët e Elbasanit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet dhe strukturat e emergjencave civile, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit