

KOSOVË – Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa personat e lënduar janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas përplasjes, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë menaxhuar situatën.
Policia ka bërë të ditur se, përveç këtij aksidenti, në të njëjtin segment të autostradës janë regjistruar edhe dy përplasje të tjera, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëra-tjetra.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenteve, ndërsa u kanë bërë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë lëvizjes në autostrada.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






