

SPANJË – Kriza e emigracionit në enklavën spanjolle të Ceutës ka marrë një tjetër jetë. Mes viktimave është edhe futbollistja marokene Faten Ben Amar El Azizi, 20 vjeç, e cila humbi jetën gjatë përpjekjes për të kaluar me not drejt Spanjës në kërkim të një jete më të mirë.
Faten ishte pjesë e ekipit të femrave të Moghreb Atlético Tetuán, ku aktivizohej në kampionatin rajonal. Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur komunitetin sportiv në Marok.
Në një deklaratë prekëse, klubi i saj u shpreh se e reja nuk kërkonte famë apo aventurë, por një mundësi për një jetë më të mirë.
"Ajo nuk kërkonte famë apo aventurë, por një jetë më të mirë dhe një të ardhme që besonte se e priste në anën tjetër të kufirit."
Edhe Unioni Maroken i Futbollistëve Profesionistë reagoi pas ngjarjes, duke shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv.
Sipas raportimeve, kriza e fundit migratore në Ceuta ka shkaktuar dhjetëra viktima mes emigrantëve që kanë tentuar të arrijnë territorin spanjoll përmes detit, ndërsa autoritetet vijojnë përballjen me një nga valët më të mëdha të emigracionit të viteve të fundit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






