

VLORË – Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, banorët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi.
Forcat e shërbimit zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, si edhe për vënien nën kontroll të situatës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






