

DURRËS – Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “FAST”, duke arrestuar në Durrës një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan dhe ndaluan me qëllim ekstradimin shtetasin Gentian Lika, 50 vjeç, i lindur në Kavajë.
Sipas Policisë, 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Romës, me një vendim të dhënë në mars të vitit 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, sipas legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "FAST". Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara policore, bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






