

Një burrë nga Kavaja është kapur në Durrës dhe u ndalua me qëllim ekstradimi pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve.
Policia tha sot se bëri lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë.
Lika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






