Transmetuar më 02-08-2026, 10:37

BULQIZË – Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një galeri të minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur 40-vjeçari ra në një furnelë brenda galerisë dhe më pas u zu poshtë nga një masiv minerali.

Sipas autoriteteve, operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të mëtejshme, çka e bën ndërhyrjen tepër të ndërlikuar.

Ekipet e angazhuara në terren kanë bërë të ditur se operacioni do të vijojë deri në përfundimin e kërkimeve. Autoritetet kanë theksuar se çdo zhvillim i ri lidhur me ngjarjen do të bëhet publik përmes njoftimeve zyrtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit