Transmetuar më 02-08-2026, 10:35

TIRANË – Policia e Shtetit ka identifikuar dhe proceduar penalisht tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar për përfshirje në dhunimin e një turisti italian 20-vjeçar, ngjarje e ndodhur më 29 korrik pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u bë i mundur identifikimi, shoqërimi dhe procedimi në gjendje të lirë i tetë të miturve. Dyshohet se ata kanë qenë pjesë e konfliktit gjatë të cilit i riu italian pësoi lëndime të lehta trupore.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje, si edhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale.

DVP Tiranë

Identifikohen, shoqërohen dhe procedohen penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20 vjeç.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, më datë 29.07.2026, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore.

Puna vijon për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit