

Një magazinë me materiale bujqësore është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik të Bashkisë Berat, ndërsa zjarri ka prekur edhe një banesë dykatëshe ngjitur me objektin.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në magazinë, ku ndodheshin produkte bujqësore, dhe është përhapur me shpejtësi drejt banesës pranë saj. Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, flakët kishin depërtuar në katin e parë të banesës.
Pas një ndërhyrjeje intensive, ekipet zjarrfikëse kanë arritur të vënë nën kontroll situatën dhe të neutralizojnë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Nga ngjarja, magazina është shkrumbuar plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar origjinën e flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






