Transmetuar më 02-08-2026, 09:04

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip “Porsche” ka përplasur një vajzë teksa ajo ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Hipotekës, ndërsa e reja është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Sipas informacioneve paraprake, pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Uniformat blu vijojnë hetimet për identifikimin e shoferit dhe lokalizimin e automjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit