Transmetuar më 02-08-2026, 07:50

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme edhe gjatë kësaj të diele, 2 gusht, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë ditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore, pa reshje shiu.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius në Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan dhe Tiranë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në bregdetin jugperëndimor dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit