

Protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante gjatë tubimit të 63-të antiqeveritar në Tiranë, me mesazhin: “Shqiptarët të bashkuar, pushteti i tmerruar”.
Banderola u shoqërua me brohoritje nga qytetarët e mbledhur në protestë, të cilët vijuan të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Në këtë tubim pati edhe një pjesëmarrje të konsiderueshme të shqiptarëve nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës në mbështetje të qytetarëve në Tiranë.
Gjatë protestës nuk munguan këngët, thirrjet, parullat dhe pankartat me mesazhe politike, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar këtë protestë si një tjetër moment të rëndësishëm të lëvizjes së tyre.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






