

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).
Dekreti, i firmosur më 30 korrik 2026, parashikon gjithashtu hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjes pas përfundimit të procedurave ligjore.
Marrëveshja është lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes (DSCA), dhe parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.
Kuvendi i Shqipërisë e miratoi marrëveshjen më 27 korrik 2026 me 74 vota pro. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan votimin, ndërsa opozita ka njoftuar se do ta ankimojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






