Transmetuar më 01-08-2026, 22:04

LEZHA- Të shëna më armë janë raportuar në qytetin e Lezhës rreth orës 18:00, te Ura e Milotit. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se një person i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit