Transmetuar më 01-08-2026, 21:56

Ka përfunduar pjesa e fjalimeve në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pjesëmarrësit, të cilët janë mbledhur në kuadër të protestës së 63-të antiqeveritare, po lëvizin në grup nëpër Tiranë, duke brohoritur thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit janë dëgjuar slogane si: “Ju erdhi fundi!”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të vijojë në mënyrë paqësore.

Protesta është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit po monitorojnë zhvillimin e tubimit dhe lëvizjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit