

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, shtetasi me iniciale Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi" në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






