

Biznesmeni Mohamed Alabbar ka pranuar se ka bërë gabime në mënyrën se si ka zhvilluar projektet e tij në rajon, duke përfshirë edhe investimin në Shqipëri. Në një intervistë, themeluesi i kompanisë “Emaar” u shpreh se në Shqipëri ka ndërtuar shumë shpejt, duke e cilësuar këtë si një vendim të gabuar.
Alabbar u bë i njohur në Shqipëri si investitori strategjik i projektit të Portit të Durrësit, i prezantuar nga qeveria si një nga investimet më të mëdha në vend. Megjithatë, projekti është shoqëruar me debate të shumta për ecurinë e punimeve, kostot dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit.
Në intervistën e tij, biznesmeni përmendi edhe një projekt në Mal të Zi, për të cilin tha se ishte gjithashtu një gabim, duke shtuar se vendimmarrja ishte ndikuar nga këshillat e një juristi, të cilat më pas rezultuan të pasakta.
Deklaratat e Alabbar vijnë në një kohë kur projekti i Portit të Durrësit vijon të jetë në qendër të debatit publik, ndërsa autoritetet dhe kompania po vijojnë punimet për realizimin e investimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






