Transmetuar më 01-08-2026, 18:54

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në fshatin Dëllënjë, në Njësinë Administrative Novoselë të Bashkisë Vlorë.

Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe neutralizimin e situatës.

Sipas informacioneve paraprake, në operacion janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Flakët rrezikojnë sipërfaqe me pemëtore dhe ullishte, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat, pasi ato ndodhen në distancë nga vatra e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit