Transmetuar më 01-08-2026, 17:22

Një shtetas shqiptar është dënuar nga një gjykatë në Francë pasi u kap duke transportuar rreth 100 kilogramë kanabis, me një vlerë të përllogaritur prej afro 500 mijë eurosh në tregun e paligjshëm.

Sipas mediave franceze, i riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor, ku autoritetet zbuluan sasinë e madhe të lëndës narkotike në automjetin e tij. Nga hetimet rezultoi se ai kishte pranuar të transportonte drogën kundrejt një pagese, duke u përfshirë në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë procesit gjyqësor, shqiptari deklaroi se arsyeja që e kishte shtyrë të kryente këtë veprim ishte nevoja për të siguruar para për trajtimin mjekësor të gjyshes së tij. Deklarata e tij u prit me habi nga trupi gjykues.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se problemet personale apo familjare nuk mund të justifikojnë përfshirjen në një aktivitet kriminal të përmasave të tilla. I riu u shpall fajtor për transport dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe u dënua sipas ligjit francez.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit