Transmetuar më 01-08-2026, 16:11

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë dy banesa të pabanuara në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit, duke rrezikuar edhe një banesë monument kulture.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në bahçet e dy shtëpive dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me tre mjete, ndërsa në mbështetje kanë mbërritur edhe forca të Policisë.

Zjarri është përhapur edhe drejt çatisë së një banese monument kulture, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve, duke shmangur dëme më të mëdha.

Pranë vatrës së zjarrit është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme edhe një automjet tip Ford, i cili u largua në kohë nga zona e rrezikut. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e territorit për të parandaluar riaktivizimin e flakëve, ndërsa sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit