Transmetuar më 01-08-2026, 15:52

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një minierë në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 13:00, shtetasi Ilir Kolaveri 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit