

Bulqizë – Ngjarje dramatike sot në Bulqizë ku një burrë ende i ri, 40 vjeç, është zhdukur dhe dyshimet janë se kromi e ka zënë nën vete ndërsa punonte në minierë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi Ilir Kolaveri, 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Brigadieri ka rënë në një galeri vertikale që hapet nga poshtë-lart për të lidhur dy nivele të ndryshme të minierës.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit.
Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






