

Një aksident i rëndë është raportuar këtë të shtunë në një minierë në Bulqizë, ku paraprakisht dyshohet se një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë minerare në zonën e Tërnovës, në njësinë administrative Zerqan. Sipas informacioneve të para, një punëtor dyshohet se ka mbetur viktimë, ndërsa detajet mbi rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Forcat e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për verifikimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






