

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në fshatin Drenovë të Mallakastrës, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe duke u përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë të forcave lokale janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli.
Autoritetet vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






