Transmetuar më 01-08-2026, 14:43

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, lidhje e cila nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e spektaklit dhe ka vijuar edhe pas përfundimit të formatit.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u shpreh se raporti mes tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se nuk e kanë parë kurrë veten si një çift në kuptimin tradicional.

“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, deklaroi ajo.

Bollati tha se mënyra se si e jetojnë marrëdhënien i dallon nga shumë të rinj të së njëjtës moshë, duke shtuar se kanë gjetur ekuilibrin e tyre dhe ndihen shumë mirë së bashku.

Ajo foli edhe për bashkëjetesën me DJ Gimbon, duke treguar me humor se gjithçka po shkon mirë, edhe pse partneri i saj nuk është gjithmonë shumë i rregullt në përditshmëri.

Selin dhe DJ Gimbo u njohën gjatë “Big Brother VIP Albania 5” dhe pas përfundimit të spektaklit kanë vijuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur së bashku në aktivitete publike dhe duke mbështetur njëri-tjetrin në angazhimet profesionale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit