Transmetuar më 01-08-2026, 14:33

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në lagjen e Spitalit, në Lezhë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas janë përhapur me shpejtësi drejt banesave, duke krijuar rrezik serioz.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të Emergjencave Civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.

Operacioni për shuarjen e zjarrit u vështirësua nga temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë Celsius, si dhe nga era e fortë, të cilat favorizuan përhapjen e flakëve. Ekipet e emergjencës punuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një zjarr të qëllimshëm apo të shkaktuar nga rrethana aksidentale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit