Transmetuar më 01-08-2026, 13:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.

Në një reagim për mbështetësit e tij, Berisha u shpreh se protesta e sotme është një moment i rëndësishëm dhe ftoi demokratët të jenë pjesë e saj.

“Shqiptarë nga mbarë bota do të jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë. Ftoj të gjithë demokratët dhe demokratet të jenë sonte pjesë e këtij uragani që ka tronditur dhe ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Ai tha gjithashtu se Partia Demokratike vijon punën për organizimin, dixhitalizimin dhe hartimin e vizionit politik, duke theksuar se këto procese po zhvillohen me intensitet.

Protesta e thirrur nga opozita pritet të zhvillohet në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa pjesëmarrja e diasporës është një nga elementët që organizatorët kanë vendosur në fokus.

"Ndërkohë, të dashur miq, PD po vazhdon aktivitetin e saj në përputhje me direktivat e Kuvendit të fundit, organizimit, dixhitalizimit, vizionit dhe këtu çdo ditë punohet me intensitet në këto drejtime. Por unë dua ta mbyll këtë përshëndetje të shkurtër me thirrjen tuaj, sot është një ditë shumë e veçantë për protestën. Sot, shqiptarë nga mbarë bota do jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë, ndaj dhe ftoj të gjithë demokratet e demokratët të jenë sonte në këtë uragan që ka tronditur dhe që ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës, tha Berisha

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit