Transmetuar më 01-08-2026, 10:20

KINË – Një skenë e pazakontë në një klinikë dentare në qytetin Qingdao, në provincën Shandong të Kinës, ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në rrjetet sociale, pasi një video e një fëmije që tenton të largohet para një ndërhyrjeje dentare është bërë virale.

Në pamje shfaqet një djalë i vogël, i cili pak para heqjes së një dhëmbi është përfshirë nga frika dhe ka vendosur të largohet me vrap nga klinika.

Videoja tregon momentin kur fëmija del nga dhoma e dentistit dhe vrapon në korridoret e spitalit, ndërsa pas tij nisen punonjës të stafit mjekësor për ta ndaluar. “Arratisja” vijoi deri në parkingun e spitalit, ku stafi arriti ta kapte dhe ta qetësonte vogëlushin.

Pas një bisede me fëmijën dhe pasi ai u qetësua, ndërhyrja dentare vazhdoi normalisht.

Pamjet kanë marrë miliona shikime dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në internet. Shumë përdorues e kanë komentuar me humor situatën, duke kujtuar se frika nga dentisti është një nga ankthat më të zakonshme si tek fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit.

Disa komentues e cilësuan skenën si një “arratisje heroike”, ndërsa të tjerë ndanë përvoja personale nga vizitat e tyre te dentisti.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit