

VLORË – Një vatër e madhe zjarri përfshiu mbrëmjen e së premtes zonën kodrinore të Palasës, pranë hyrjes së tunelit, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët u shfaqën pak para mesnatës dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga kushtet e terrenit. Tymi i dendur mbuloi një pjesë të vijës bregdetare, duke krijuar shqetësim për banorët dhe pushuesit në zonë.
Për përballimin e situatës janë angazhuar forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të ndërhyjë edhe një helikopter për të mbështetur operacionin nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






