Transmetuar më 01-08-2026, 09:50

TIRANË – Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion tërheqës për pensionistët amerikanë që dëshirojnë të jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Revista prestigjioze Forbes e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve të rekomanduara për pensionistët në vitin 2026, duke e renditur mes 96 destinacioneve të përzgjedhura në 24 shtete të ndryshme.

Vlerësimi i publikuar nga Forbes është bazuar në një sërë kriteresh, si kostoja e jetesës, cilësia e jetës, sistemi shëndetësor, rreziku klimatik, infrastruktura dhe mikpritja ndaj pensionistëve amerikanë.

Për Shqipërinë, revista veçon si destinacionet më tërheqëse Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, të cilat ofrojnë kombinimin e jetës urbane, klimës mesdhetare dhe afërsisë me bregdetin.

Sipas Forbes, një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë është kostoja e ulët e jetesës, dukshëm më e përballueshme krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Ky faktor e bën vendin një alternativë interesante për pensionistët që synojnë të reduktojnë shpenzimet, pa hequr dorë nga një cilësi e mirë jetese dhe aksesi në shërbime.

Interesi në rritje për Shqipërinë si destinacion për pension është pjesë e një tendence më të gjerë, ku gjithnjë e më shumë qytetarë amerikanë po zgjedhin të kalojnë vitet e pensionit në vende që ofrojnë kosto më të ulëta, klimë të favorshme dhe standard të mirë jetese.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit