

VLORË – Një person është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares.
Sipas burimeve paraprake, ndërhyrja e efektivëve u bë pas një sinjalizimi për praninë e një personi të armatosur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policore u angazhuan në terren, duke bërë të mundur lokalizimin dhe neutralizimin e të dyshuarit.
Personi u shoqërua në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet procedurale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarit dhe as detaje mbi armën e zjarrit që dyshohet se mbante.
Policia pritet të japë më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






