Transmetuar më 01-08-2026, 07:44

GJIROKASTËR – Një vatër e madhe zjarri ka mbetur aktive gjatë gjithë natës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, duke angazhuar forcat zjarrfikëse në një operacion të pandërprerë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, sinjalizimi për zjarrin është marrë rreth orës 22:50. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një terren të vështirë, të mbuluar me bimësi të dendur, shkurre dhe bar të thatë, duke e bërë ndërhyrjen e ekipeve më të vështirë.

Në operacion janë angazhuar të gjitha strukturat e MZSH Gjirokastër, ndërsa pritet t’u bashkohen edhe zjarrfikësit me kontratë të përkohshme, si dhe forcat vullnetare të Bashkisë, për të përforcuar përpjekjet në terren.

Autoritetet bëjnë të ditur se situata mbetet serioze, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të flakëve vijon me intensitet të lartë.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit