

TEPELENË – Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar si autorë të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta tre shtetas.
Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






