Transmetuar më 31-07-2026, 20:00

Ka nisur mbrëmjen e së premtes marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së thirrur kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër kryeministrit Edi Rama, mes tyre edhe: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”.

Protestuesit po lëvizin drejt Kryeministrisë nën praninë e forcave të Policisë, ndërsa deri tani nuk raportohen incidente.

Autoritetet kanë marrë masa për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa pritet që protesta të vijojë me fjalime dhe aktivitete të tjera përpara godinës së Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit