Transmetuar më 31-07-2026, 19:03

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Çesma e Mbyetit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale U.Xh., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale N.D.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Audi” ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit