Transmetuar më 31-07-2026, 15:13

ALGJERI – Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar të paktën 25 viktima dhe 44 të plagosur në provincën Boumerdes, në Algjeri, pasi një autobus u përmbys gjatë udhëtimit.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Algjerisë, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalin më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kryeministri Sifi Greb vizitoi Spitalin Universitar të Boumerdes, ku po trajtohen disa nga të lënduarit, për t’u njohur nga afër me gjendjen e tyre dhe me masat e ndërmarra nga autoritetet pas tragjedisë.

Autoritetet algjeriane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së operacioneve të shpëtimit dhe gjendjes së të plagosurve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit