Transmetuar më 31-07-2026, 14:18

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku më herët mbërriti edhe avokati i saj, Ardian Kalia.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj Ballukut. Një ditë më parë, kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se dosja ndaj ish-numrit dy të qeverisë mbetet prioritet dhe se hetimet vijojnë.

Balluku është marrë e pandehur në lidhje me procedurën e tenderit prej 190 milionë eurosh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ajo po hetohet gjithashtu edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas SPAK, për të dyja procedurat, me vlerë totale rreth 210 milionë euro, Balluku dyshohet se ka ndikuar në favorizimin e fituesit përmes ndërhyrjeve dhe mbikëqyrjes gjatë zhvillimit të procesit të prokurimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit