Transmetuar më 31-07-2026, 13:01

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku disa drejtues janë transferuar dhe janë komanduar emra të rinj në poste kyçe.

Neritan Nallbati, i cili mbante detyrën e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar në Akademinë e Sigurisë.

Në vend të tij në krye të Departamentit të Policisë Kriminale është komanduar Arjan Muça.

Ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Drejtuesi i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë, ndërsa në këtë pozicion është komanduar Artan Bajraktari.

Sipas burimeve, në ditët në vijim pritet të përcaktohen edhe drejtuesit e rinj të departamenteve të tjera në Policinë e Shtetit, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit