

GRAMSH – Një ndërhyrje e shpejtë e Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në lumin Devoll, ku një traktor mbeti i bllokuar në ujë në zonën e quajtur “Bishti i Nartës”.
Sipas njoftimit të autoriteteve, ekipet zjarrfikëse u informuan mëngjesin e sotëm për mjetin bujqësor të bllokuar në lumë dhe u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
Gjatë operacionit të shpëtimit, tre persona u nxorën të sigurt nga kabina e traktorit: një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i mjetit.
Traktori kishte mbetur i zhytur në ujë deri në nivelin e kabinës, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tij. Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e tyre pa pasoja.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






