

SARANDË – Radhë të gjata janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, për shkak të një problemi teknik në sistemin e regjistrimit në anën greke.
Sipas burimeve nga pika kufitare, procesi i regjistrimit të personave dhe automjeteve është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar pritje për qytetarët që po udhëtojnë drejt Greqisë.
Autoritetet shqiptare kanë komunikuar me palën greke, e cila ka bërë të ditur se sistemi ka pësuar një defekt teknik dhe se po punohet për rikthimin e tij në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë, fluksi i lëvizjeve vijon të jetë i lartë për shkak të sezonit turistik veror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






