Transmetuar më 31-07-2026, 11:44

TIRANË – Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pritet t’i komunikohen këtë të premte akuza të reja nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

Sipas informacioneve, SPAK pritet të njoftojë zgjatjen e hetimeve dhe njëkohësisht t’i komunikojë akuzat edhe për lotët 5, 6 dhe 7.

Ndërkohë, pranë ambienteve të SPAK janë mbledhur disa të rinj në shenjë proteste ndaj Ballukut. Ata kanë përdorur pankarta me mesazhe kritikuese ndaj ish-zëvendëskryeministres, ku ndër të tjera shkruhej: “Bela vasalja e mretit, tregoi SPAK-ut vjedhjen e buxhetit”.

Protesta u zhvillua në një kohë kur priten zhvillime të reja nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit