Transmetuar më 31-07-2026, 11:40

GJIROKASTËR – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë, ku është përfshirë aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja”.

Automjeti tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga Myftari, është përplasur me një automjet tip “Ford”, në timonin e të cilit ndodhej Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja nuk ka qenë frontale, duke shmangur pasoja në njerëz. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit