

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend po prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse, të cilat do të jenë sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se synimi i qeverisë është krijimi i një flote moderne për shërbimet e emergjencës.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se deri në vitin 2028 ushtria shqiptare do të pajiset me të gjitha mjetet dhe kapacitetet sipas standardeve të NATO-s, nga automjetet e lehta deri te armatimet më të avancuara.
Ai bëri të ditur se Shqipëria ka lidhur marrëveshje me kompani të mëdha të industrisë ushtarake, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen në vend do të prodhohen edhe pajisje ushtarake për tregun ndërkombëtar.
Kryeministri theksoi se, krahas flotës së ushtrisë, po ndërtohet edhe një flotë e re zjarrfikësesh dhe autoambulancash, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të kryhet brenda vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






