Transmetuar më 31-07-2026, 10:43

Zbulohet dhe kapet piromani që nisi zjarrin shkatërrues dhe zhyti Durrësin në errësirë

Durrës – Është identifikuar autori i dyshuar i zjarrit që shërbeu si pikënisje për flakët e zgjeruara te magazina në Shkozet, ngjarje që pasoi me ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike, ujit dhe komunikimit telefonik dhe internetit.

Policia e Durrësit tha sot se Admir Ndoja 38 vjeç akuzohet se ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë.

"Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin Admir Ndoja 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale", tha policia lokale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit