

Përleshje gjatë natës në Tepelenë, plagosen dy vëllezër dhe kushëriri i tyre
Një konflikt mes disa personave në Tepelenë është përshkallëzuar gjatë natës, duke lënë tre persona të plagosur, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja kishte nisur që gjatë paradites së një dite më parë mes disa personave të moshës 30–40 vjeç, ndërsa pas mesnate konflikti ka rinisur pranë një lokali në qytet.
Rreth orës 01:00, pala tjetër dyshohet se ka mbërritur në vendngjarje me tre automjete fuoristradë. Debati ka degjeneruar në dhunë fizike, me përdorimin e shkopinjve të bejsbollit, dhe mjeteve të tjera të forta.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy vëllezër dhe kushëriri i tyre. Të tre janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim personat e dyshuar si autorë dhe po punon për kapjen e tyre, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihet nëse policia kishte dijeni për konfliktin e nisur gjatë paradites dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






