

Protestë në Klos kundër reformës territoriale, administrata vendore ndërpret punën
Punonjësit e administratës së Bashkisë Klos kanë dalë në protestë kundër propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, i cili parashikon shkrirjen e kësaj bashkie.
Në shenjë kundërshtimi, administrata vendore ka bojkotuar punën, duke kërkuar që propozimi të rishikohet nga institucionet përgjegjëse.
Protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë deri në marrjen e një vendimi tjetër lidhur me të ardhmen e Bashkisë Klos.
Reagime të ngjashme priten edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki që, sipas propozimit të mazhorancës, mund të përfshihen gjithashtu në procesin e riorganizimit territorial.
Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan. Gjatë tubimit, disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa drejtuesi lokal i PS-së njoftoi dorëheqjen përpara protestuesve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






