Transmetuar më 31-07-2026, 09:01

KUKËS – Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare të Morinit vijon të mbetet i lartë edhe në ditët e fundit të muajit korrik, teksa mijëra qytetarë nga Kosova po zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar numrin e lartë të lëvizjeve, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele dhe po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shmangur krijimin e radhëve dhe pritjeve në kufi.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit janë përpunuar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 6 mijë automjete. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Qytetarët shprehen se vijojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet verore, duke vlerësuar cilësinë e plazheve dhe shërbimet turistike.

Sipas statistikave kufitare, gjatë muajit korrik në Pikën Kufitare të Morinit janë regjistruar mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh, duke konfirmuar fluksin e lartë të sezonit turistik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit