

GREQI – Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 30 korrik, në Greqi.
Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare, pranë zonës së Kolymbarit. Motoçikleta me të cilën udhëtonin dy viktimat, të moshës 28 dhe 34 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana që ende nuk janë sqaruar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy shqiptarët kanë pësuar lëndime fatale. Ata janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Hanias, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tyre.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet që rezultatet e ekspertizës të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






