Transmetuar më 30-07-2026, 22:28

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar ndaj paralajmërimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke ngritur pikëpyetje mbi rëndësinë politike dhe strategjike të këtij vendimi.

Sipas Majkos, konsullata serbe në Shkodër mund të ketë një peshë më të madhe sesa vetë prania e minoritetit serb në këtë zonë.

Ai e konsideron ironik krahasimin ndërmjet hapjes së konsullatës serbe në Shkodër dhe mundësisë së hapjes së një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës.

Majko thekson se Lugina e Preshevës përbën një vazhdimësi territoriale të banuar nga shqiptarë, të cilët kanë mbetur nën sovranitetin e Serbisë. Ndërkohë, sipas tij, hapja e një konsullate shqiptare në këtë zonë do të anashkalonte Kosovën.

Nga ana tjetër, ai vëren se ndërmjet Serbisë dhe Shkodrës ndodhet Mali i Zi, duke e bërë edhe më të veçantë vendimin për një përfaqësi konsullore serbe në veri të Shqipërisë.

Për Shqipërinë, sipas Majkos, hapja e konsullatës mund të jetë trajtuar si një shprehje standarde e interesit diplomatik. Por për Serbinë, e cila nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe vijon të ketë qëndrime të diskutueshme ndaj identitetit të Malit të Zi, kjo çështje merr një kuptim tjetër.

“Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, përfundon Majko në reagimin e tij.

Deklarata e plotë:

Konsullatë serbe në Shkodër?!…

Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!

Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!

Lugina e Preshevës është një vazhdimësi teritoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!

Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…

Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!

Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit